Një qytetar që po lëvizte me biçikletë ka humbur jetën, paraditen e së premtes, në kryeqytet.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, te rrethrrotullimi Shkozës. Një 55-vjeçar e aksidentoi me automjet personin, ende të paidentifikuar, që po lëvizte me biçikletë.
Për pasojë, ky i fundit ka humbur jetën. (A2 Televizion)