U kapën me kokainë dhe kanabis, 4 të arrestuar në Tiranë

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2025, 16:26 | Kronikë

U kapën me kokainë dhe kanabis, 4 të arrestuar në

Katër persona janë arrestuar në kryeqytet, pasi ju është gjetur në posedim lëndë narkotike. Dy prej tyre u është sekuestruar kokainë dhe dy të tjerëve kanabis.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së  Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

N. P., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë;

R. I., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

E. Sh., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos