I arrestuar për skandalin e mikrokredive, Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën për lirimin e Arben Meskutit

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2025, 12:01 | Kronikë

I arrestuar për skandalin e mikrokredive, Gjykata e Posaçme refuzon

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për lirim të Arben Meskutit, i arrestuar në maj të vitit 2024 në lidhje me skandalin e mikrokredive.

Aë CNN mëson se Meskuti kërkoi lehtësim të masës në një nga seancat për informacion 2 mujor, seanca ku Prokuroria prezanton në Gjykatë ecurinë e hetimeve.

Hetimi ndaj Meskutit dhe disa të dyshuarve të tjerë për "mashtrim me pasoja të rënda" nisi fillimisht në Prokurorinë e Tiranës, por më pas u transferua për kompetencë në SPAK.

Kujtojmë se skandali i mikrokredive trazoi edhe politikën shqiptare, me opozitën që hidhte akuza ndaj qeverisë, lidhur me favorizimin e këtij aktiviteti që sipas tyre, shpesh ishte i jashtëligjshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos