Dosja “Partizani”, seanca shtyhet për më 14 shkurt

Nga Armand Bajrami
5 Shkurt 2025, 10:52 | Kronikë

Dosja “Partizani”, seanca shtyhet për më 14 shkurt

Seanca e së mërkurës e shqyrtimit paraprak të dosjes "Partizani" zgjati më pak se 1 orë. Gjatë zhvillimit të saj, avokatët e Jamarbër Malltëzit paraqitën disa akte shkresore, duke i ezauruar parashtrimet e tij, shkruan A2 CNN. Më pas, me kërkesë të një prej avokatëve për shkak të një angazhimi në një proces tjetër gjyqësor, seanca u ndërpre dhe u shty për më 14 shkurt. Deri më tani, gjykata është njohur me pretendimet e avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Malltezi. 

Në seancën paraprake në Gjykatën e Posaçme më 11 janar, pala mbrojtëse ka kërkuar që SPAK të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama, për të sqaruar rolin e tij në transformimin e pronës që është objekt i hetimit.

U denoncua prapavija politike e këtij procesi. Jamarbër Malltezin e akuzojnë për bashkëpunim me zotin Berisha, për korrupsion i zyrtarëve të lartë kur ai nuk ka qenë asnjëherë zyrtar i lartë dhe nuk është subjekt i kësaj çështjeje. Problemi është që për shkak të mungesës së faktit penal, avokati kërkoi pushimin. Në alternativë, nëse gjykata nuk bindet, kërkoi kthimin, për t’i vendosur SPAK-ut detyra specifike, siç është thirrja e Edi Ramës në SPAK për t’u pyetur në lidhje me transformimin e asaj prone nga klub sportiv në truall ndërtimi dhe të gjitha veprimet e kryera - të cilat për hir të së vërtetës ndodhen në dosje, por nuk përmenden nga prokurori - me autorësinë e Kryeministrit”, tha Gjokutaj.

Ndërkohë që seanca e radhës është caktuar më 5 shkurt në orën 09:00 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos