
Tre vëllezër që u konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur edhe thika janë vënë në pranga ditën e sotme.
Siç bëhet e ditur, gjatë një konflikti të çastit, në oborrin e banesave të tyre, një prej vëllezërve, Andrea Përkeqi ka dëmtuar me thikë gomat e një furgoni.
Më pas, ai është përplasur fizikisht me dy vëllezërit, Luan dhe Ylli Përkeqi e tij, duke përdorur sende të forta dhe një thikë. Për pasojë, një prej tyre ka marrë një plagë në dorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Andrea Përkeqit, policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, katër karikatorë për pistoletat, një silenciator të pamontuar dhe fishekë luftarakë. Gjithashtu, u sekuestrua thika e përdorur gjatë konfliktit.
Andrea Përkeqi, 53 vjeç u arrestua, për veprat penale "Dhuna në familje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve", “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Shkatërrim prone";
Kurse dy vëllezërit e tjerë, Luan dhe Ylli Përkeqi u arrestuan për për veprën penale “Dhuna në familje”. (A2 Televizion)