U mbyt në kanalin vaditës, polombarët e RENEA-s gjejnë trupin e 21-vjeçarit

Nga A2 CNN
16 Gusht 2024, 17:38 | Kronikë

U mbyt në kanalin vaditës, polombarët e RENEA-s gjejnë

Është gjetur nga polombarët e RENEA-s trupi i një 21-vjeçari që dyshohet se është mbytur mbrëmjen e djeshme në një kanal me ujë në fshatin Çukas i Ri të Lushnjës.

Polombarët kanë ndërhyrë paraditen e sotme pas denoncimit të bërë në Komisariat për zhdukjen e të riut nga ana e një të afërmi të familjes. Ata kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të 21-vjeçarit, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në kanalin vaditës.

“Pas kallëzimit të bërë mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga shtetasi A. C., 37 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë, se prej disa orësh kishin humbur kontaktet me djalin e xhaxhait, shtetasin M. C., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, i cili vuante nga epilepsia, menjëherë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.”

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos