Vdes një person në ambientet e Gjykatës së Tiranës

Nga Armand Bajrami
12 Janar 2024, 11:00 | Kronikë

Vdes një person në ambientet e Gjykatës së Tiranës

Një qytetar ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak në ambientet e Gjykatës së Tiranës. Ai nuk është ndjerë mirë, teksa qëndronte në hollin e gjykatës dhe ka kërkuar ndihmë.

Mësohet se, ai kishte shkuar të interesohej në gjykatë për një çështje gjyqësore të tij, por ka humbur jetën.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit, që ka lajmëruar ambulancën, por fatkeqësisht ka qenë tepër vonë, pasi viktima ndërroi jetë menjëherë.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet përkatëse për ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos