Policia ka finalizuar një tjetër goditje ndaj kultivimit të kanabisit, si pjesë e operacionit kombëtar “Koordinata”, duke zbuluar dhe asgjësuar 591 bimë narkotike në fshatin Zgërdhesh.
Gjatë kontrolleve intensive në terren dhe hetimeve të zhvilluara me metoda proaktive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë zbuluan 11 parcela të mbjella me bimë të dyshuara cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Si rezultat i veprimeve hetimore u identifikuan dhe u arrestuan 3 shtetas, të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre parcelave:
M. S., 23 vjeç
E. S., 32 vjeç (vëllai i M. S.)
K. B., 51 vjeç
Të tre banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.
Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. (A2 Televizion)