Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka dorëzuar një tjetër kërkesë në Gjykatën e Posaçme për lirim nga izolimi shtëpiak.
Malltezi, i pandehur në dosjen "Partizani", i kërkon gjykatës të shfuqizojë masën e sigurisë "arrest në shtëpi", masë në të cilën qëndron prej nëntorit 2023, shkruan A2.
Kërkesa e tij do të shqyrtohet këtë të enjte në orën 11:00, nga një trupë e kryesuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri.
Më herët, kërkesa e Malltezit për liri është refuzuar më shumë se një herë nga të tre shkallët e gjyqësorit. (A2 Televizion)