Aksidentohet një 68-vjeçar në Përmet

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 15:42 | Kronikë

Aksidentohet një 68-vjeçar në Përmet

Një 68-vjeçar është aksidentuar në Qafën e Mënit në Malin e Dhëmbelit në Bashkinë Përmet, teksa ishte bashkë me kafshën e punës.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet fjalë për shtetasin Luan Lame, nga fshati Lipë, Njësia Administrative Petran. Ai njoftoi vetë Policinë në orën 12:40 në celular, ku i tregoi për aksidentin që i kishte ndodhur.

Mësohet se 68-vjeçari ka rrëshkitur në një terren të vështirë bashkë me kafshën (Pelë), e cila e ka zënë nën vete dhe ka pësuar fraktura të rënda në trup, duke bërë që të mos lëvizte dot, shkruan A2 CNN.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, policia dhe ndihma e shpejtë. Personi i lënduar rëndë u transportua dhe shoqërua për në Spitalin e Përmetit për dhënie ndihme dhe ekzaminime të mëtejshme. Ndërkohë, fatmirësisht ai ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos