Plagosi turistin gjerman me gomone, Gjykata e Vlorës ndryshon masën për drejtuesin e mjetit ujor

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 19:33 | Kronikë

Plagosi turistin gjerman me gomone, Gjykata e Vlorës ndryshon masën

Krenar Velaj, i cili pak ditë më parë plagosi kur po lundronte me gomone turistin gjerman që po bënte zhytje, është lënë i lirë.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar sot me dyer të mbyllura, gjykata e Vlorës ka ndryshuar masën e sigurisë nga "Arrest në burg" në detyrim paraqitje" për Velajn.

Vendimi është marrë nga gjyqtar Bevil Beqiraj i cili ka arsyetuar se nuk kemi të bëjmë me nenin 88 të plagosjes me dashje. Sipas gjykatës së shkallës së parë, gjë që e ka pretenduar edhe i Velaj, i akuzuari ishte sipas të gjitha rregullave në lundrim, teksa i plagosuri në vendin e zhytjes nuk ka patur asnjë shenjë dalluese që po e ushtronte zhytjen. Në këtë mënyrë Velaj nuk kishte si ta dallonte duke e plagosur.

Mbi të gjitha i plagosuri ishte në një vend ku nuk ishte i përcaktuar si vend zhytje. Gjykata në fund ka caktuar masën e sigurisë "Detyrim për tu paraqitur" në policinë gjyqësore të riun 27 vjeçar.

Ndërkohë që shtetasi gjerman vijon ende në spital me plagë të marra nga ajo ditë, por gjendja e tij është e stabilizuar dhe ka dalë nga rreziku për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos