Me kallashnikov në makinë, arrestohen dy të rinjtë problematikë në Elbasan

Nga A2 CNN
25 Shtator 2024, 09:22 | Kronikë

Dy të rinj me precedentë të mëparshëm penal janë arrestuar nga policia në Elbasan pasi qarkullonin me një kallashnikov në automjetin e tyre.

Uniformat bëjnë me dije se operacioni për arrestimin e Renaldo Sadushit dhe Aurel Kaçanikut është rezultat i një hetimi me metoda proaktive, kundër armëmbajtjes pa leje.

"Më datë 24.09.2024, ora 13:30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Renaldo Sadushi (30 vjeç) dhe Aurel  Kaçaniku (32 vjeç), banues në lagjen Skenderbej Elbasan, sepse më datë 23.09.2024 në orën 23:30, në lagjen Skënderbej Elbasan, është ndaluar mjetit Citroen me targa AA 733 PM, me drejtues shtetasin Aurel Kaçaniku (i dënuar më parë në Gjermani) dhe pasagjer shtetasin Renaldo Sadushi (me precedent për plagosje dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë). Nga kontrolli ju gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatike AK-47 si dhe 6 fishekë luftraka model 56 kalibër 7/62mm, të cilat e mbanin pa leje", sqaron policia.

Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur nën sediljen e pasagjerit, një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje nga të arrestuarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos