PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për territorialen: Të pritet përgjigjja për draftin me 100 bashki

Nga A2 CNN
2 Tetor 2026, 10:36 | Politikë

PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për territorialen: Të

Partia Demokratike ka kërkuar ndërprerjen e diskutimeve në Komisionin e Ligjeve për reformën territoriale dhe pritjen e përgjigjeve nga bashkitë për draftin e opozitës, i cili parashikon rritjen e numrit të bashkive në 100.

Gjatë mbledhjes së Komisionit, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi kërkoi që diskutimi të mos vijojë me procesin e votimit, pasi sipas tij projekti i opozitës është dërguar për konsultim te njësitë vendore.

“Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë”, u shpreh Bylykbashi.

Edhe deputetja e PD-së Jorida Tabaku ngriti shqetësimin për mungesën e konsultimit me Bashkinë e Tiranës.

Ajo iu referua deklarimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke i cilësuar shqetësimet e tij si serioze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos