Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli rrëzon kërkesën për liri të Gjon Shkambit

Nga Armand Bajrami
9 Dhjetor 2025, 10:27 | Kronikë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli rrëzon kërkesën për

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm refuzoi kërkesën për zbutje të masës së sigurisë për Gjon Shkambi, duke e lënë në fuqi masën “arrest në burg”, shkruan A2 CNN. Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, u arrestua pas vrasjes se gjyqtarit Astrit Kalaj ne Gjykatën e Apelit në kryeqytet.

Sipas vendimit të Apelit, Shkambi, xhaxhai i autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, nuk do të lirohet pasi gjykata, pas shqyrtimit të arsyetimeve të tij dhe provave në dosje, e ka konsideruar kërkesën si “të pabazuar në ligj dhe prova”.

Shkambi mbetet në burg si i dyshuar për “nxitje të krimit” dhe për dijeni të mundshme veprimet e nipit të tij, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos