Vjedhja në Postën e Durrësit, nis seanca për masat e sigurisë ndaj 3 të arrestuarve

Nga A2 CNN
18 Korrik 2026, 11:44 | Kronikë

Vjedhja në Postën e Durrësit, nis seanca për masat e

Ka nisur në Gjykatën e Durrësit seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit dhe dy ish-punonjësve të këtij institucioni, të arrestuar për dyshime për shpërdorim detyre.

Tre personat akuzohen për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, e kryer në bashkëpunim, vepër penale e parashikuar nga nenet 135 dhe 25 të Kodit Penal, shkruan A2CNN. 

Gjatë seancës, Gjykata e Durrësit do të shqyrtojë ligjshmërinë e arrestimit dhe do të vendosë për masat e sigurisë ndaj tre të pandehurve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos