Vodhën me pistoletë lodër lekë dhe naftë në dy karburante, shpallen në kërkim dy persona

Nga A2 CNN
23 Janar 2026, 12:44 | Kronikë

Vodhën me pistoletë lodër lekë dhe naftë në dy

Pas njoftimeve të marra se në autostradën “Milot-Morinë” dhe në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër” dy shtetas të paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje pistoletë, kanë vjedhur shuma parash (xhirot e turnit) dhe një sasi nafte, kanë organizuar punën për zbardhjen e këtyre rasteve, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga strukturat hetimore të dy drejtorive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, u bë e mundur zbardhja e dy vjedhjeve të kryera, identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve E. N. alias E. Ll., 30 vjeç, dhe A. L., 23 vjeç, të dy banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. L., Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, një pistoletë lodër, me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë kërcënuar punonjësit e dy karburanteve për të kryer vjedhjet.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se rreth orës 21:15 të mbrëmjes së datës 21.01.2026 dhe rreth orës 00:30 të mëngjesit të datës 22.01.2026, këta shtetas, duke kanosur me armë lodër pistoletë, dy punonjës të dy karburanteve në autostradën “Milot-Morinë” dhe në aksin “Lezhë–Shkodër”, kanë vjedhur shuma parash (xhiron e turnit) dhe, në njërin prej këtyre karburanteve, kanë marrë edhe një sasi nafte.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos