45-vjeçarja nga Kina tenton të largohet me 60 mijë euro të padeklaruara, kapet në Rinas

Nga A2 CNN
23 Janar 2026, 10:58 | Kronikë

45-vjeçarja nga Kina tenton të largohet me 60 mijë euro të

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. W., 45 vjeçe, me shtetësi kineze, të cilës gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos