Vodhën paratë e gjobave, Gjykata e Kukësit del me vendim pas 9 orësh për 22 policët e Rrugores

Nga Ervin Mehmeti
21 Shtator 2024, 21:55 | Kronikë

Vodhën paratë e gjobave, Gjykata e Kukësit del me vendim pas 9

Këtë të premte Gjykata e Kukësit ka rikonfirmuar masat paraprake të sigurisë për 22 efektivët e policisë Rrugore, për të cilët një ditë më parë u faktua se ishin përfshirë në një skemë vjedhjeje të pagesave të gjobave të drejtuesve të automjeteve, kryesisht shqiptarëve të Kosovës.

Gjykata e Kukësit vendosi të mos ndryshojë asnjë nga masat e dhëna më herët.

Në seancën që zgjati 9 orë, të akuzuarit u njohën me provat që organi i akuzës kishte ndaj tyre, ndërsa mbrojtja e secilit dha argumentet për veprimet dhe mosveprimet e tyre para gjyqtares Suada Kurti.

Mësohet se gjatë seancës ka pasur kundërshti të të akuzuarve për akuzat e ngritura, çka ka bërë që seanca të zgjasë për disa orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos