Një grabitës serial, i cili përgjatë katër muajve grabiti disa herë një dyqan në kryeqytet, është vënë në pranga nga policia.
Sipas policisë, 40-vjeçari i arrestuar, ka vjedhur aksesorë me vlerë rreth 11.200 euro, ndërsa rezulton edhe i dënuar më parë, për të njëjtin krim.
“Në vijim të punës hetimore intensive që po kryhet nga strukturat e Policisë së Tiranës, për zbardhjen e vjedhjeve dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi operacionin “Logo”. Gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E.(D.) D., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet se gjatë 4 muajve të fundit, ka vjedhur në të njëjtin dyqan, 7 palë syze me vlerë rreth 11.200 euro”, sqaron policia.
Sakaq nga Blutë vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari. (A2 Televizion)