Vrasja e 18-vjeçarit me thikë, shoqërohen disa persona, mes tyre edhe autori

Nga Julian Kasapi
1 Prill 2024, 09:51 | Kronikë

Vrasja e 18-vjeçarit me thikë, shoqërohen disa persona, mes

Policia e Tiranës ka shoqëruar të gjithë personat e përfshirë në ngjarjen e mbrëmjes së djeshme në zonën e Shkozës, ku një 18-vjeccar humbi jetën, pasi u godit me thikë.

Burime bëjnë me dije se mes të shoqëruarve është edhe autori i ngjarjes së rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, tek rrethrrotullimi i Shkozës. Sipas policisë, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 18-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital.

Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, motivit dhe arsyet që kanë çuar autorin drejt vrasjes së 18-vjeçarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos