Vrasja e djalit të anëtarit të bandës së “Gaxhait”, Rrumbullaku “zbarkon” në Vlorë

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 11:43 | Kronikë

Vrasja e djalit të anëtarit të bandës së

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka “zbarkuar” në Drejtorinë e Vlorës. Ngjarja që e dërgoi në qytetin bregdetar ishte vrasja e 2 ditëve më parë të Gëzim Sinomati, i biri i Sokol Sinomatit, pjesë e bandës së Gazmend Brakës i njohur si “Gaxhai”.

Nga sa bëjnë me dije burime për A2 CNN, Rrumbullaku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të hetuar ngjarjen. Deri më tani, njofton se janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë dhe në itinerarin që kanë lëvizur autorët.

Gjithashtu, Rrumbullaku ka zhvilluar një analizë të gjatë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi, problematikat brenda dhe jashtë vendit.

Pjesë e analizës janë dosjet e ngjarjeve të vjetra dhe grupet kriminale, teksa po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit.

Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar hartimin e një plani të detajuar operacional kombëtar, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos