Vrasja e dyfishtë në Roskovec, dalin para gjykatës autori i dyshuar dhe 4 bashkëpunëtorët

Nga A2 CNN
13 Shtator 2024, 14:04 | Kronikë

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, dalin para gjykatës autori i

Janë paraqitur në Gjykatën e Fierit autori  i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Roskovecit dhe 4 bashkëpunëtorët.

49-vjeçari Altin Kukaj, djali i tij 21-vjeçar Ervis Kukaj, djali tjetër 18-vjeçar Emauris Kukaj, babai 79-vjeçar i autorit, Y. Kukaj dhe Tomori Zykaj, shkruan A2.

Ditën e martë, në fshatin Kurjan të Roskovecit u vranë me armë zjarri Gramoz dhe Lavdimir Kurti. Shkak për ngjarjen e rëndë që shkaktoi dhe dy viktima dyshohet të jetë bërë një grindje mes fëmijëve të autorit dhe viktimave pak ditë më parë.

Referuar dëshmive nga vendi i ngjarjes, mësohet se dy viktimat kanë qenë në ambientet e lokalit të tyre në qendër të fshatit kur janë qëlluar me armë zjarri nga Kuka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos