Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, Lorenc Panganika, ka përjashtuar pistën e hakmarrjes. Gjatë një prononcimi për media, ai ka thënë që shkaku ka qenë një konflikt i çastit. Kreu i Policisë së Qarkut i bëri thirrje autorit të vetëdorëzohet, pasi zbatimi i ligjit do të jetë shumë i ashpër.
“Siç jeni në dijeni rreth orës 13:20, polica ka marrë njoftim për ë ngjarje të rëndë. Fillimisht është marrë për të shtëna me armë dhe të plagosur pas verifikimeve rezultoi që ishte plagosur dhe ka ndërruar jetë punonjësi Nevruz Cenalia, i cili shërbente në Policinë e Fierit prej 4 vitesh dhe në forcat Shqiponja prej dy vitesh. Autori është Azgan Mernica, banues në Sulaj. Jemi duke punuar intensivisht për të kapur autorin. I bëj thirrje familjarëve autori të vetëdorëzohet se zbatimi i ligjit do të jetë mjaft i ashpër. Pista kryesore është për motive të çastit. Këto janë informacione paraprake. Makina e autorit është gjetur. Deri tani, e përjashtojmë pistën e hakmarrjes”.
Ndërkohë, Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe kapjen e autoritdhe ka vendosur shumën e 30.000 eurove shpërblim për këdo që ka informacion.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së kësaj të hëne në Baltëz të Fierit, ku sipas policisë, një konflikt i çastit ka gjeneruar në përdorimin e armës nga Azgan Mernica, i cili ka qëlluar për vdekje punonjësin e policisë, 28-vjeçarin Novruz Cenaliaj.
(A2 Televizion)