Vrasja te Kodra e Diellit në Tiranë, ekstradohet në Rinasit autori i dyshuar i ekzekutimit të Briken Sanajt

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2025, 09:58 | Kronikë

Autori i dyshuar i vrasjes së Briken Sanajt në vitin 2022 te Kodra e Diellit në Tiranë është ekstraduar nga Gjermania këtë të enjte në Rinas.

Policia bën të ditur se Vladimir (Valmir) Kolaj dyshohet se më datë 30.10.2022, në kompleksin "Kodra e Diellit", në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri Briken Sanajn, shkruan A2 CNN.

“I akuzuar për vrasje me paramendim, në vitin 2022, ekstradohet nga Gjermania, 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

42-vjeçari u arrestua në Gjermani, në muajin prill 2024, gjatë operacionit të koduar “Versus”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe homologëve gjermanë.

Në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me Interpol Ëiesbaden, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, shtetasi: 

V. K. alias V. K., 42 vjeç. 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 23.11.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale  "Vrasja me paramendim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve, armëve shpërthyese dhe municionit". 

Ky shtetas dyshohet se më datë 30.10.2022, në kompleksin "Kodra e Diellit", në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin B. S”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos