Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier pas mesnatës.
Mësohet se një i moshuar ka vrarë vetën duke përdorur armën e tij të gjahut, raporton A2.
Policia sakaq njofton se ai është gjetur i pajetë nga familjarët. “Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, është gjetur nga familjarët, në banesë, pa shenja jete, dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. M., 75 vjeç.”, bëjnë me dije uniformat blu.
Ndërkohë, një grup hetimor është ngritur dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan A2. (A2 Televizion)