Zbardhet ngjarja e një dite më parë në Pogradec, u plagos me armë një 27-vjeçar

Nga A2 CNN
2 Mars 2024, 10:40 | Kronikë

Zbardhet ngjarja e një dite më parë në Pogradec, u plagos me

Policia ka bërë të ditur se është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së një dite më parë në Pogradec, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 27-vjeçari i plagosur A. J.

Për këtë ngjarje janë vënë në pranga tre persona të përfshirë në konflikt. “Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e djeshme, ku gjatë një konflikti, mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar.

Shkon në 3 numri i të ndaluarve nga Policia, në lidhje me këtë konflikt. Arrestohet në flagrancë edhe 27-vjeçari i plagosur A. J.

Sekuestrohen dy armë zjarri, 1 pistoletë me të cilën ka qëlluar i plagosuri dhe 1 revolver me mulli, me të cilën ai u qëllua nga njëri prej të arrestuarve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur pasditen e datës 01.02.2024, në lagjen nr. 1, Pogradec, arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 27 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, rezulton se gjatë një konflikti me armë të ndodhur për motive të dobëta, midis këtij shtetasi dhe dy shtetasve të tjerë D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, (të cilët pas kontrolleve të shumta dhe negociatave me familjarët u vetëdorëzuan në Polici dhe u arrestuan) shtetasi A. J., mbeti i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë e shtetasit A. J., dhe një revolver me mulli i cili i përket shtetasit K. L., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos