Zbulohen akuzat për secilin, dalin para gjykatës 3 fëmijët e Pëllumb Metës

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2024, 12:34 | Kronikë

Është mbajtur këtë të hënë seanca e parë për vlerësim të masës së sigurisë për 3 fëmijët që vranë babanë e tyre, Pëllumb Meta. Për djalin e madh, Hysen Meta janë ngritur tre akuza: vrasje, armëmbajtje pa leje dhe asgjësim i kufomës. Ndërsa për djalin e vogël, Amarildo Meta dhe vajzën, Hygerta, është ngritur vetëm akuza e asgjësimit të kufomës.

Ndërkohë, Policia e Durrësit ka marrë në mbrojtje bashkëshorten e Pëllumb Metës, edhe pse ndaj saj nuk është ngritur asnjë akuzë. Blerina Meta nuk është lejuar të merrte pjesë në ceremoninë mortore të burrit të saj, pasi policia i trembej ndonjë konflikti të mundshëm mes vëllezërve të Pëllumbit dhe kunatës së tyre. Ndërsa 49-vjeçarja po hetohet në gjendje të lirë për ngjarjen, policia e Durrësit e ka shoqëruar deri në familjen e babait të saj në Laç.

Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë vetëm vajza e madhe e familjes, e martuar në Krujë, ndërsa 2 vëllezërit e saj dhe motra ndodhen pas hekurave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos