6 persona janë arrestuar nga policia e Korçës në fshatin Voskop të cilët kishin magazinuar një sasi të madhe të dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa, shkruan A2.
Fillimisht dyshohet se sasia e magazinuar e drogës ka ardhur nga një qytet tjetër, e kishte për qëllim shpërndarjen në sasi të vogla në qarkun e Korçës
Sipas burimeve policore mes 6 personave të ndaluar për këtë aktivitet kriminal 3 prej tyre janë gra. Të njëjtat burime shtojnë se gratë shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike e cila paketohej në sasi të vogla dhe më pas shitej në qytetet e qarkut të Korçës.
Momentalisht forcat blu të Korçës po bëjnë peshimin e sasisë së sekuestruar të bimëve narkotike, teksa nuk dihet identiteti i të arrestuarve. (A2 Televizion)