Zbulohet skema e mashtrimit me bursa për në SHBA, e përfshirë dhe një zyrtare e Ministrisë së Arsimit

Nga A2 CNN
6 Qershor 2024, 18:03 | Kronikë

Zbulohet skema e mashtrimit me bursa për në SHBA, e

Departamenti i Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dhe në bashkëpunim me zyrtarë të zbatimit të ligjit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, goditën një skemë mashtrimi për ofrimin e bursave për studentët, për studime në SHBA.  

Në vijim të hetimove, Policia ushtroi kontroll në banesën e shtetases V. L., zyrtare arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.  

Shtetasja V. L. është vënë në hetim, bashkë me shtetasen K. J., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke falsifikuar dokumente, për ofrimin e bursave për studentët, për të studiuar në universitetet e SHBA-së, nëpërmjet projektit të njohur si “Let’s Talk Together About US24.”     

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë skemë mashtrimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos