‘Fast & furious’ në Vlorë, ndalohet pas ndjekjes së gjatë ML-ja që aksidentoi policët! Kush është drejtuesi

Nga A2 CNN
14 Mars 2025, 21:04 | Kronikë

‘Fast & furious’ në Vlorë, ndalohet pas ndjekjes

Pak minuta më parë, një automjet tip ML me ngjyrë të zezë nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe në përpjekje për të ikur ka përplasur 2 makina të tjera (një prej të cilave mjet i Policisë së Burgjeve).

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se pas një ndjekjeje të gjatë, është arritur të ndalohet mjeti tip ML, i cili më herët iu shmang edhe një postblloku tjetër të Policisë, pranë hyrjes së qytetit.

Po ashtu bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën të aksidentuarit, mes të cilave edhe një punonjëse e burgjeve në Vlorë.

Po ashtu mësohet se ML-ja e zezë ka kaluar në drejtim të Zvërnecit para se të ndalohej, ku ka aksidentuar edhe motomjetin e ‘Shigjetave’ dhe automjetin e ‘Shqiponjave’, duke vënë në rrezik serioz jetët e efektivëve të Policisë.

Kelian Llakaj është drejtuesi i automjetit tip ML që është ndaluar nga Policia dhe nga kryerja e testit të alkoolit, ai ka rezultuar në gjëndje të dehur në masën 1.25 mg/l dhe testi i dytë 1.29 mg/l.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos