Një 16-vjeçar ka humbur jetën në Dibër, pasi është mbytur në një rezervuar.
“Me datë 11.08.2024, rreth orës 11.00, në ujërat e ujë-mbledhësit të centralit të fshatit Çidhen, dyshohet se duke u larë është vetëmbytur shtetasi Xh.H., rreth 16 vjeç.”
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)