Zjarr në një apartament në Shkodër, shpëtojnë banorët e moshuar

Nga Senad Nikshiqi
28 Nëntor 2025, 22:59 | Kronikë

Zjarr në një apartament në Shkodër, shpëtojnë

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një apartament në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër.

Flakët kanë shpërthyer në katin e tretë të një pallati, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, shkruan A2.

Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin dy të moshuar, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin menjëherë, pa pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në apartamente të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos