Qëllohet me armë në drejtim të një furre buke në Kukës

Nga Igli Çelmeta
28 Nëntor 2025, 12:13 | Kronikë

Qëllohet me armë në drejtim të një furre buke në

Gjatë natës është qëlluar më armë në drejtim të një biznesi në Kukës.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa ngjarja është konstatuar në mëngjes kur është hapur biznesi ku janë parë gëzhojat. Mësohet se biznesi ndaj të cilit është qëlluar ishte një furrë buke. Në vendngjarje policia ka gjetur 8 gëzhoja 9 milimetërshe.

Policia ka marrë në pyetje pronarin e biznesit dhe po heton për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Kukës / Informacion paraprak

Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O. njofton sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos