Zjarr në një fabrikë në autostradën Tiranë-Durrës

Nga A2 CNN
31 Korrik 2024, 08:22 | Kronikë

Zjarr në një fabrikë në autostradën

Një fabrikë në autostradën Tiranë-Durrës është përfshirë nga flakët. Nga larg dallohen shtëllunga të mëdha tymi që kanë mbuluar zonën.

Ende nuk dihen arsyet që kanë shkaktuar flakët, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas policisë, zjarri ka rënë në një fabrikë për prodhimin e këpucëve, në fshatin Picar.

"Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", lexohet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos