Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e ditës së sotme në Shëngjin.
Sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se 38-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt).
Po ashtu bëhet me dije se do të kryhet ekspertiza mjekoligjore e trupit të tij, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 26.11.2024, rreth orës 06:00, në hyrjen e një pallati, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi E.L, 38 vjeç, banues në Ishull Lezhë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale (infarkt).
Me trupin do të kryhet ekspertiza mjekoligjore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
(A2 Televizion)