“Bad spin 3” vë në pranga 4 persona në Tiranë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2024, 09:40 | Kronikë

“Bad spin 3” vë në pranga 4 persona në Tiranë

Policia në Tiranë ka vënë në pranga 4 persona pasi akuzohen për organizimin e basteve sportive.

Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit E. A., 43 vjeç, E. T., 34 vjeç, K. B., 47 vjeç, dhe Xh. Ç., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", operacioni policor i koduar "Bad spin 3".

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

E. A., 43 vjeç, E. T., 34 vjeç, K. B., 47 vjeç, dhe Xh. Ç., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Aparate celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos