Zjarri në Lekaj të Lushnjës vijon edhe sot

Nga Çaku Tafa
13 Gusht 2024, 10:02 | Kronikë

 

Zjarri në Lekaj të Lushnjës vijon edhe sot

Zjarri në kodrat e fshatit Lekaj në Lushnje vijon edhe sot që nga mbrëmja e së hënës.

Terreni i vështirë kodrinor dhe mungesa e rrugëve vështirësuan punën e forcave zjarrfikëse të ardhura edhe nga Fieri e Patosi.

Zjarri vijon të shkrumbojë një sipërfaqe me shkurre e bar të thatë, ndërsa raportohet se deri më tani janë djegur rreth 10 ha me shkurre e pisha. Fatmirësisht, flakët nuk kanë rrezikuar banesat e zonës, ndërkohë që forcat zjarrfikëse të Lushnjes, Divjakës e Patosit ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur neutralizimin e plotë të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos