Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Lezhë, duke lënë në qiell të hapur në këto ditë të ftohta një familje të tërë.
Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit L. M., teksa flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të mëdha material.
Shërbimet zjarrfikëse, në vendngjarje, po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)