Pas SPAK-ut, në dyert e inceneratorit të Elbasanit ka mbërritur edhe Prokuroria e këtij qyteti, raporton A2 CNN.
Kjo e fundit ka regjistruar një procedim penal për akuzat e shkatërrimit të pronës me zjarr, ndotjes së ajrit dhe shpërdorimit të detyrës.
Këto akuza lidhen me ngjarjen e korrikut të vitit 2023, kur stokun e mbetjeve pranë këtij inceneratori e përfshiu një zjarr i përmasave të mëdha. Për këto akuza, nën hetim dhe verifikim janë drejtues të kompanisë që administron inceneratorin.
(A2 Televizion)