Zjarri në Maliq i mori jetën nënës dhe vëllait të saj, e mitura dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Nga A2 CNN
19 Tetor 2025, 16:16 | Kronikë

Zjarri në Maliq i mori jetën nënës dhe vëllait të

E mitura 6-vjeçare, që mbeti e djegur nga zjarri tragjik që përfshiu banesën në qytetin e Maliqit, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, për trajtim mjekësor të specializuar.

Burime nga spitali i Korçes për A2 CNN bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e vajzës është e rëndë, për shkak të djegieve të shumta në trup.

Sipas deklaratave të fqinjëve, e mitura ka mundur të shpëtojë pasi është hedhur nga dritarja, duke arritur të dalë jashtë në momentet e fundit.

Kujtojmë se nga zjarri i rënë në këtë banesë, mbetën të vdekur nëna dhe vëllai i 6-vjeçares, shtetasit Merjeme Azizllari dhe 14-vjeçari Valter Azizllari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos