Një zjarr ka përfshirë zonën me gështenja mbi fshatin Leshnicë këtë pasdite. Zjarri është parë nga kryeplaku i fshatit Ladi Lipo, i cili menjëherë ka kërkuar ndihmën e banorëve dhe kanë shkuar në këmbë drejt zonës për të izoluar dhe fikur flakët që po përhapeshin shpejt, raporton A2 CNN.
Pas më shumë se 1 ore punë me mjete rrethanore ata ja kanë dalë të fikin zjarrin, duke shpëtuar djegien e mëtejshme të pyllit me gështenjë.
A2 CNN mëson se kryeplaku bën me dije se pati dëme në filiza gështenje dhe barishte por falë punës situata është nën kontroll.
Banorët janë duke qëndruar në zonë ende për të mos lejuar riaktivizimin e zjarrit. Dyshohet se zjarri të ketë qenë pakujdesi e ndonjë banori. (A2 Televizion)