Një i moshuar ka humbur jetën në Shkodër, si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tij mbrëmjen e së mërkurës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj i Vjetër, ku dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e 80 vjeçarit Gjek Prronaj, i cili jetonte vetën.
Si pasojë e flakëve, raportohet se i moshuari ka humbur jetën, teksa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)