80-vjetori i çlirimit, Shqipëria dhe lufta e dytë botërore në sytë e historianëve

Nga Luela Myftari
30 Prill 2024, 15:33 | Kulturë

Studiues të historisë, si dhe personalitete të medias, letërsisë dhe artit janë bërë bashkë për të vërtetat që kërkohen edhe pas 80 vjetësh të çliruar.

Shqetësimi për arkivat dhe kërkimet mes rreshtave të dokumenteve janë gjithnjë hapi i parë drejt të vërtetave, ndaj edhe studiuesja Nevila Nika bën thirrje ta nisim këtu bisedën nëse do të duam ta rishkruajmë historinë sa më mirë.

Por përse duhet rishkruar historia dhe sa rëndësi ka për shqiptarët e sotëm në Ballkan? Romeo Gurakuqi historian nuk iu shmang në këtë tryezë as problemi i Kosovës dhe aleancave të krijuara në Ballkan.

Letërsia, media, arti nuk munguan në këtë takim ku zërat u bashkuan në emër të të vërtetave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos