A po të dridhet dora Vladimir? Poezia që u bë film për luftën në Ukrainë

Nga Luela Myftari
18 Shtator 2024, 18:37 | Kulturë

Një poezi që kthehet në një film. Kjo është historia e vargjeve te shkrimtares dhe regjisores norvegjeze Klive që u bënë virale në botë kur nisi lufta në Ukrainë.

Ajo e shkroi këtë poezi vetëm pak muaj pasi në Ukrainë filloi lufta. Atë kohë nuk e mendoi që vargjet me titullin “a po të dridhet dora Vladimir?” do të përktheheshin në disa gjuhë të botës, do të shpërndaheshin në rrjetet sociale me një shpejtësi marramendëse.

Kështu një ditë vendosi që në bashkëpunim me dikë që mund të regjistronte nga lufta të bënte një film. teksti do ishte thjesht poezia.

“A po të dridhet dora Vladimir? Është një poezi që u shpërnda shumë shpejt në rrjetet sociale. Nuk mendoja që do të merrte këtë përmasë kur e shkrova se mendoja që rrjetet sociale janë për spektakël, modë luks… nisi të përkthehej ngado. I kërkova një ditë të ma recitonin aktorë të ndryshëm, ata që e përkthenin dhe e shpërndanin. Pastaj bashkëpunova me dikë në Ukrainë që më solli pamje nga lufta dhe ja filmi. Një poezi e interpretuar nga disa zëra”, thotë regjisorja Odveig Klyve.

Filmi i shkurtër që zgjat vetëm 13 minuta përcjell interpretimet e poezisë në gjuhë të ndryshme me zëra që i mbivendosen shpeshherë njëra tjetrës. regjisorja tregon për A2 CNN se është një zgjedhje e qëllimtë për të rrëfyer edhe kaosin e zërave në një konflikt.

“Po, e kam bërë me qëllim këtë zgjedhje. Për disa do të duhej të ishte një poezi e recituar thjesht, unë e kam zgjedhur pikërisht për këtë arsye që thonin ju. Bombardimet janë të zhurmshme. Qetësia nuk ekziston në këtë konflikt human, ndonëse Vladimir Putin bëhet gati të pijë kafen e mëngjesit, unë pyes a të dridhet dora Vladimir, por këtë pyetje në botë në gjuhët të huaja e bëjnë edhe shumë të tjerë që kujdesen për humanen”.

Ky film i shkurtër, një dokumentar eksperimental u përcoll në qendrën për dialog në kryeministri si pjesë e programit të filmave për të drejtat e njeriut, një festival tradicional që për 19 vite vjen nën kujdesin e kineastit Kujtim Çashku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos