Festivali i filmit, 41 filma për të drejtat e njeriut në kinematë shqiptare

Nga Luela Myftari
16 Shtator 2024, 15:44 | Kulturë

Nis edicioni i 19 i festivalit te filmit për të drejtat e njeriut. Kineasti Kujtim Çashku përcjell produksione kinematografike që këtë vit bashkohen nën temën: Vepro gjelbër tani dhe në të ardhmen.

Për pothuajse 2 dekada kineasti Kujtim Çashku është kujdes që përmes kinemasë të angazhojë publikun për një jetë më të mirë. edhe këtë vjeshtë e ndërmerr këtë mision me festivalin e filmit për të drejtat e njeriut.

Çashku tregon për A2 CNN se edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite shoqëria shqiptare mbetet ende ajo e spektaklit, dukjes dhe fasadës, ndaj filma të tillë vijnë në Tiranë për të reflektuar.

Nga rreth 3500 aplikime, përzgjedhur 41 filma, të cilët do të shfaqen në Kinemanë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, në Akademinë e Sigurisë, në Kuvendin e Shqipërisë, tek Autoriteti i Dosjeve, në Shkollën e Magjistraturës, në Qendrën për Hapje dhe Dialog, si edhe në Kinemanë "Maks Velo".

Festivali hapet të hënën në mbrëmje me filmin e Greta Stocklassa-s “Blix not Bombs”, që ka në qendër Blix Hans, një diplomat i posaçëm ndërkombëtar i shërbimit civil suedez, i cili në moshën 94-vjeçare risjell ngjarjet e viteve 2000 në Irak, duke na treguar se dy mënyra se si planeti ynë mund të pësojë vetëvrasje: e menjëhershmja e bombës bërthamore dhe e ngadalta e katastrofës ekologjike.

Lufta në Ukrainë dhe konflikti në rripin e Gazës janë po ashtu pjesë e diskutimeve që do të ngjallë Festivali I Filmit për të drejtat e njeriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos