Mbyllet në Korçë festivali mbarëkombëtar i komedisë. “Karnavalet e Korçës” me regji të Erion Isait është vlerësuar nga juria si shfaqja më e mirë e edicionit të 11-të. “Karnavalet e Korçës” tanimë janë të njohura. Është event, ngjarje, është një vepër klasike, me të njëjtin titull, është një vepër që e ka joshur jo vetëm qytetin e Korçës, por edhe skenën teatrale, si atë operistike, po ashtu edhe atë të komedisë.
Kështu e ka joshur edhe regjisorin Erion isai, i cili përtej punës administrative, nuk lë pas edhe pasionin e tij, një mision artistik, skenën teatrale. Kështu vepra ikonike “Karnavalet e Korçës” konceptuar nga ana regjisoriale si një komedi konkurrente në Koko Fest, u shndërrua në projektin e tij artistik, një përvojë aspak e thjeshtë sipas tij, shkruan A2 CNN.
Arben Dervishi, aktori i njohur i humorit shqiptar që rikthehej pas 17 vitesh në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, pas shfaqjes, nuk i ka përmbajtur dot as lotët. Edhe për aktoren Zamira Kita, ribashkimi pas një kohe të gjatë me Dervishin ka qenë veçantia e Karnavaleve të Korçës së sotme, të Korçës së “Koko Fest”.
Mbyllja e “Koko Fest” përcaktoi edhe më të mirët. Krahas “Karnavaleve të Korçës” që u shpall shfaqja e mirë, juria e këtij festivali vendosi Zamira Kitën si aktorja më të mirë dhe Fatos Berishën për konceptet më të mira regjisoriale. (A2 Televizion)