Pas Turqisë, Britania e Madhe... perlat e muzikës turke jehojnë në Durrësin antik

Nga Luela Myftari
16 Shtator 2024, 19:52 | Kulturë

Nga antikiteti i qytetit të Durrësit te trashëgimia e Turqisë. Me të tillë tinguj është përcjellë një pjesë e shpirtit turk jo vetëm në kryeqytet.

"I gjithë programi përfshin muzikë të dy kompozitorëve të njohur turq, Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin. Për ne është një kënaqësi e veçantë të interpretojmë këtë muzikë në Shqipëri. Tenori i mirënjohur, Zafer Erdas performoi disa këngë, ndërsa unë dhe kolegët e mi luajtën disa pjesë nga kuartetet e kompozitorëve. Shpresoj të rikthehem sërish në Shqipëri. Kemi shumë ngjashmëri me popujt e Ballkanit dhe ndihemi si në shtëpinë tonë këtu, ndaj është një kënaqësi e madhe të ndajmë muzikën tonë me ju”, tha violinisti Murat Anil për A2 CNN.

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Artistë nga Teatri i Operës dhe Baletit të Stambollit kanë marrë pjesë në këtë aktivitet të veçantë. Një nga arsyet kryesore që zgjodhëm Durrësin është historia e tij e lashtë dhe rrënjët e thella kulturore. Koncerti titullohet 'Perlat e muzikës turke' dhe me kënaqësi prezantuam veprat e dy prej kompozitorëve më të njohur turq", tha ambasadori turk Tayyar Kagan Atay për A2 CNN.

Java e kulturës turke ka përcjellë edhe përmes një ekspozite më të mirët e trashëgimisë, arkitekturës, artizanit dhe letërsisë, në një ekspozitë në qendrën Sotir Kolea.

Perlat e muzikës turke ishte pjesë e javëve ndërkombëtare të kulturës që i lë vend këtë javë të tretë të shtatorit Britanisë së Madhe.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos