“Antiministri” në kritikë për strategjinë kombëtare të kulturës 2026–2030

Nga Luela Myftari
12 Tetor 2025, 15:18 | Kulturë

U mblodhën për strategjinë kombëtare të kulturës për pesë vitet e ardhshme, por u bë një panoramë e asaj çka është bërë gabim apo me rezerva.

Vetë ministri Blendi Gonxhja ka vendosur të sillet si antiministër.

"Dua të bëj pak antiministrin për të adresuar më mirë problemet që na shqetësojnë dhe paguhemi për t'i zgjidhur", tha Gonxhja.

Sipas tij, ligji për trashëgiminë ka shumë burokraci, javët ndërkombëtare të kulturës kanë kosto të mëdha dhe ndonjëherë përfundojnë si angjendë a qokë e ambasadorëve, shkruan A2.

Strategjia kombëtare e kulturës për pesë vitet e ardhshme ishte kryefjalë e forumit që diskutoi, por vendimet dhe projektet do na njoftohen më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos