U krijua më shumë se një dekadë më parë si konkurs mes të rinjve, më pas u kthyen në një festival. pas performancave, u krijuan panele diskutimi.
Asnjë libër nuk shitet këtu, sepse ky festival rreket t’i tregojë librit rrugën drejt lexuesit, pa tregun në mes, vetëm përmes dialogut.
Këtë vit festivali nuk harron edhe misionin e vetë për t’i dhënë atyre që vuajnë, atyre që dhembja u flet shumë. Njëlloj sikurse dy vjet më parë, festivali i dedikoi një hapësirë të veçantë Ukrainës që lëngonte në luftë, këtë vit zë do të kenë vargjet poetike që vijnë nga Palestina.
Festivali Tirana Gate 2025 mirëpret këto tre ditë në Liceun Artistik 7 autorë të huaj, nga Mesdheu e përtej. Ato së bashku me emrat mikpritës së kësaj dere letrare, do të diskutojnë në panelet dialoguese, po aq sa edhe do të përcjellin në gjuhët e tyre, veprën. (A2 Televizion)