“Autonom Fest” ka ngjitur në skenë grupet folklorike të bashkive të qarkut të Korçës, në një aktivitet që tashmë është bërë i përvitshëm dhe që ka për qëllim jo vetëm ruajtjen por edhe kultivimin më tej të traditave folklorike si të instrumentistëve ashtu edhe të këngëve dhe valleve të juglindjes. Dhe me sa duket, pjesëmarrja e të rinjve në këto aktivitete, krahas atyre më të vjetërve, tregojnë se tradita po tejçohet.
E ndërsa në bashkitë e mëdha të rinjtë kanë mundësi të ndjekin kurse si për instrumentet ashtu edhe për këngët dhe vallet në zonat rurale apo bashkitë e vogla këto mundësi janë thuajse zero.
“Autonom Fest” shfaq dhe po mban gjallë edhe veshjet popullore të juglindjes dhe po i trashëgon ato tek brezat më të rinj. (A2 Televizion)